Home / Lajme / Kosova / Vlerësimi i ekspertëve: Pak buxhet për strategjinë e energjisë

Vlerësimi i ekspertëve: Pak buxhet për strategjinë e energjisë

Gati 79 milionë euro peshon hisja e Ministrisë së Ekonomisë në buxhetin për vitin 2026. Por, kjo po del të jetë e ulët për t’i kryer punët që i ka.

Sipas Institutit GAP, puna në Strategjinë e Energjisë 2022–2031 mbetet e vështirë pasi nevojiten mbi 30 milionë euro investime çdo vit.

“Ndonëse ministria ka përcaktuar objektivat në Strategjinë e Energjisë që kërkojnë mobilizim të theksuar të fondeve publike, veçanërisht për uljen e e konsumit përmes investimeve në efiçencë të energjisë, kjo nuk reflekton në dinamikën e shpenzimeve tek buxheti vjetor”, thanë nga Instituti Gap për Klan Kosovën.

Nga Instituti për Politika Zhvillimore thonë se kjo ndarje lidhet me panele diellore.

“Në linjë buxhetore, është veç subvencionimi ndër marrje publike. Strategjia e Energjisë sivjet presim që e kem cek më herët, do të hi në funksion dy parqe fotovoltaike është ai i Rahovecit, të cili është marrëveshja që është ankandi i parë i 100 i megavatëshit, që sipas kontratës së fundit të muajit maj, do të jetë ne funksion”, tha Burim Ejupi.

Për një deputet opozitar ndikimi në ekonomi i këtyre fondeve është shumë i zbehtë

“Këtë ndarje, por edhe nëse marrim parasysh pesë vitet e fundit të qeverisjes nga nga Lëvizja Vetëvendosje, kemi pak shpresën, pra po të mos thënë fare zero që do të ketë ndonjë zhvillim ekonomik”, tha Besian Mustafa i LDK-së.

Shtimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë është kërkuar në vazhdimësi viteve të fundit.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com