Axpo dhe Advance Green Energy kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjate për sigurimin e të ardhurave të sistemit më të madh të magazinimit të energjisë me bateri (BESS) në Bullgaria.
Marrëveshja synon të garantojë stabilitet financiar për projektin duke mbrojtur të ardhurat nga luhatjet e çmimeve në tregun e energjisë, njofton Energy Monitor.
Advance Green Energy lançoi BESS-in me kapacitet 124 MW/496.2 MWh në maj 2025, pas një investimi prej 147 milion levë (rreth 88.5 milion dollarë / 75.2 milion euro). Kompania, e themeluar në vitin 2024, është aktive në ndërtimin dhe operimin e objekteve për magazinimin e energjisë së ripërtëritshme, sipas regjistrit tregtar.
Ky instalim luan rol të rëndësishëm në balancimin e rrjetit elektrik dhe në integrimin më të madh të burimeve të energjisë së ripërtëritshme, veçanërisht nga era dhe dielli.
Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin e tregut të magazinimit të energjisë në Evropën Juglindore dhe për forcimin e qëndrueshmërisë financiare të projekteve të këtij lloji.



