Drejtoresha Menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Njomza Hoxha, është pritur në një takim nga Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.
Gjatë takimit njoftues u diskutua për rëndësinë e projekteve që FKEE ka realizuar në këtë komunë, si dhe për domosdoshmërinë e zgjerimit të masave të efiçiencës së energjisë edhe në ndërtesa të tjera publike në Obiliq.
Qëllimi kryesor mbetet përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve dhe rritja e kursimit të energjisë, njofton Energy Monitor.
Po ashtu, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në projektet e reja që pritet të fillojnë së shpejti, të cilat do t’u mundësojnë komunave të përfitojnë mbështetje konkrete përmes skemës kthyese të FKEE-së, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e kushteve më të mira në ndërtesa publike.



