Drejtori i Departamentit të Operacioneve në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Petrit Ahmeti, përfaqësoi institucionin në “Rrjetin e Njohurive për Energjinë”, të organizuar nga Programi i Asistencës për Menaxhimin e Sektorit të Energjisë (ESMAP) i Bankës Botërore.
Gjatë sesionit online, Ahmeti ndau përvojën e Fondit në zbatimin e projekteve energjetike në Kosovë, sfidat e hasura dhe mësimet e nxjerra, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një tregu më të qëndrueshëm dhe më të përgatitur për sfidat e ardhshme, përcjell Energy Monitor.
Ky aktivitet nënvizon angazhimin e Kosovës për të forcuar kapacitetet institucionale dhe për të promovuar praktikat më të mira në fushën e energjisë dhe efiçiencës energjetike.



