Home / Lajme / Mjedisi / Ministrja Fitore Pacolli takon Ambasadorin e Austria në Kosova për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit

Ministrja Fitore Pacolli takon Ambasadorin e Austria në Kosova për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit

Sot, ministrja zn. Fitore Pacolli zhvilloi një takim me Ambasadorin e Austria në Kosova, z. Georg Schnetzer, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha si menaxhimi i mbeturinave, zonat e mbrojtura dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit në Kosovë.

Po ashtu, u diskutua për Agjendën e Gjelbër Ballkanike dhe Agjendën e Gjelbër Evropiane, si dhe për angazhimin tonë drejt përmbushjes së kritereve dhe obligimeve që rrjedhin nga këto iniciativa, në përputhje me standardet e Bashkimi Evropian, përcjell Energy Monitor.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e përkrahjes së Austrisë për vendin tonë dhe u shpreh gatishmëria e plotë për thellimin e bashkëpunimit në projekte konkrete në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në kuadër të përgjegjësive që mbulon ministria.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com