Home / Lajme / Kosova / Vazhdon trendi i rritjes, në Alpex në janar tregtohet 85% më shumë rrymë

Vazhdon trendi i rritjes, në Alpex në janar tregtohet 85% më shumë rrymë

Tregtimi i energjisë elektrike në tregun për ditën në vijim të ALPEX shënoi rritje të ndjeshme në janar 2026, duke reflektuar aktivitet më të lartë në të dyja zonat e ofertimit – Shqipëri dhe Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, volumi total i energjisë së tregtuar arriti në rreth 187 GWh, apo rreth 85% më shumë krahasuar me janarin e vitit 2025. Vlera totale e transaksioneve arriti në rreth 37.3 milionë euro.

Në zonën e ofertimit të Shqipërisë u tregtuan rreth 121 GWh, me një çmim mesatar prej rreth 93.5 euro/MWh, njofton Energy Monitor.

Ndërkohë, në zonën e ofertimit të Kosovës u tregtuan rreth 66 GWh, me një çmim mesatar prej rreth 101.6 euro/MWh.

Rritja e volumit në të dyja zonat e ofertimit tregon zgjerim të likuiditetit dhe konsolidim të funksionimit të tregut të organizuar të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, veçanërisht gjatë periudhës dimërore kur kërkesa për energji rritet.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com