Home / Lajme / Kosova / FKEE dhe BERZH diskutojnë zbatimin e programit 86 milionë euro për efiçiencë të energjisë

FKEE dhe BERZH diskutojnë zbatimin e programit 86 milionë euro për efiçiencë të energjisë

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Njomza Hoxha, së bashku me menaxhmentin e institucionit, priti në takim Drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë, Sergiy Maslichenko.

FKEE aktualisht po udhëheq programin më të madh për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në vend, i cili parasheh rinovimin e deri në 400 ndërtesave të nivelit qendror dhe lokal. Vlera totale e investimit arrin në 86 milionë euro.

Financimi i këtij programi përbëhet nga 50 milionë euro kredi nga BERZH përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës, 12.6 milionë euro bashkëfinancim nga Qeveria, 20 milionë euro grante nga donatorë ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Fondin Danez për Kosovën, si dhe 3.4 milionë euro grant për asistencë teknike, njësinë implementuese dhe studime fizibiliteti, përcjell Energy Monitor.

Gjatë takimit, znj. Hoxha shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm me BERZH-in dhe rikonfirmoi angazhimin e FKEE-së për zbatimin me sukses të projektit, i cili konsiderohet me rëndësi strategjike për përmirësimin e performancës energjetike të sektorit publik.

Palët diskutuan gjithashtu mundësinë e inicimit të projekteve të reja, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përmbushjen e objektivave të Kosovës në fushën e energjisë së gjelbër.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com