Home / Lajme / Tjera / Incident i rëndë në termocentralin “Kosova B”, ndërron jetë një punëtor

Incident i rëndë në termocentralin “Kosova B”, ndërron jetë një punëtor

Një punëtor ka ndërruar jetë sot në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B”.

Në njoftimin e Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) bëhet e ditur se në këtë incident të rëndë është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës, ku si pasojë e lëndimeve të rënda punonjësi ka ndërruar jetë.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin ‘Kosova B’, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda. Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Siç thuhet në njoftim autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore. /Telegrafi

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com