Home / Lajme / Kosova / Rekord i ri: Alpex tregton 200 gigavat-orë rrymë në shkurt

Rekord i ri: Alpex tregton 200 gigavat-orë rrymë në shkurt

Bursa e energjisë elektrike Kosovë – Shqipëri, ALPEX, njoftoi se vëllimi i tregtimit gjatë muajit shkurt ka tejkaluar 200 GWh, duke shënuar një rekord të ri mujor që nga fillimi i operimit.

Rekordi i mëparshëm mujor ishte regjistruar në nëntor, me 179.5 GWh, sipas një njoftimi të publikuar nga ALPEX. Rritja e fundit konfirmon trendin pozitiv të zhvillimit të tregut të përbashkët të energjisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përcjell Energy Monitor.

ALPEX u themelua në tetor 2020 nga operatorët e sistemeve të transmetimit, OST i Shqipërisë dhe KOSTT i Kosovës. Shkëmbimi i parë i energjisë ndërmjet dy zonave ofertuese u realizua më 31 janar 2024. Aktualisht, bursa numëron 41 anëtarë.

Sipas të dhënave të publikuara muajin e kaluar, energjia e tregtuar në tregun “për ditën në vijim” të ALPEX-it është rritur me 40% gjatë vitit 2025, duke arritur në 1,641.3 GWh, çka dëshmon për rritjen e likuiditetit dhe konsolidimin gradual të tregut rajonal të energjisë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com