Home / Lajme / Kosova / Në mbledhjen e dytë për 2026, ZRRE autorizon 2,464 kW kapacitete për vetë-konsum

Në mbledhjen e dytë për 2026, ZRRE autorizon 2,464 kW kapacitete për vetë-konsum

Më 27 shkurt 2026, bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka zhvilluar seancën e dytë për këtë vit, ku janë trajtuar dhe miratuar një sërë çështjesh që lidhen me funksionimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Në kuadër të rendit të ditës, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën për caktimin e Zyrtarit të Pajtueshmërisë të Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Po ashtu, janë miratuar kërkesat e subjekteve juridike MDYNAMIC SOLUTIONS sh.p.k dhe ESHA ENERGY sh.p.k – Projekti 1&2 për lëshimin e autorizimeve për gjenerim të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, njofton Energy Monitor.

Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar edhe aplikacionin e Matkos Group sh.p.k për ushtrimin e aktivitetit të gjenerimit të energjisë elektrike, pas pranimit të aktgjykimit përkatës nga gjykata.

Sa i përket skemës së vetë-konsumit, në këtë seancë janë aprovuar kërkesat e 30 personave fizikë dhe 32 subjekteve juridike, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 2,464 kW. Këto autorizime kontribuojnë në rritjen graduale të prodhimit të decentralizuar dhe në përfshirjen më të madhe të konsumatorëve në gjenerimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme, përcjell Energy Monitor.

Gjatë mbledhjes janë trajtuar gjithashtu ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin institucional dhe rregullativ të ZRRE-së.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha vendimet e miratuara në këtë seancë do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com