Drejtoresha Menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, u prit në një takim nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Gjatë takimit u diskutua rëndësia e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në dy ndërtesa me interes të veçantë për komunën – sallën e sporteve dhe ndërtesën e zjarrëfikësve – përmes skemës kthyese të FKEE-së, njofton Energy Monitor.
Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në realizimin e ndërhyrjeve edhe në objekte të tjera publike, që pritet të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve dhe rritjen e mirëqenies për qytetarët e Ferizajt.



