Në zyrat e Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të German Economic Team dhe Drejtorit të Departamentit të Operacioneve të FKEE-së, Petrit Ahmeti, së bashku me udhëheqësit e sektorëve Publik dhe Rezidencial. Takimi u fokusua në zhvillimet aktuale në sektorin energjetik dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.
Gjatë diskutimeve u prezantua një pasqyrë e sektorit të energjisë elektrike në Kosovë, duke përfshirë analizën e funksionimit dhe sfidave aktuale.
U trajtua gjithashtu studimi mbi përmirësimin e Departamentit të Burimeve të Ripërtëritshme në Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), si dhe monitori ekonomik i përgatitur nga German Economic Team, njofton Energy Monitor.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua hulumtimit mbi pjesëmarrjen e sektorit të banimit në konsumin total të energjisë elektrike.
Në këtë kontekst, FKEE theksoi rolin e saj përmes projekteve të efiçiencës së energjisë, që synojnë uljen e konsumit në sektorin rezidencial përmes masave konkrete të kursimit dhe rritjes së performancës energjetike, përcjell Energy Monitor.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në hulumtime dhe iniciativa të përbashkëta, me synim rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit energjetik në Kosovë.



