Home / Lajme / Kosova / ElektroStublla prezanton prodhimet e saj në panairin ndërkombëtar Light + Building në Frankfurt

ElektroStublla prezanton prodhimet e saj në panairin ndërkombëtar Light + Building në Frankfurt

Kompania kosovare ElektroStublla L.L.C. po merr pjesë si ekspozuese në panairin prestigjioz ndërkombëtar Light + Building, që mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale në fushën e teknologjive të ndriçimit, energjisë dhe infrastrukturës elektrike.

Në këtë panair, ElektroStublla prezanton prodhimet dhe zgjidhjet e saj teknologjike, duke përfaqësuar kapacitetet industriale dhe inxhinierike të Kosovës në një platformë ku marrin pjesë kompani dhe profesionistë nga e gjithë bota.

Pjesëmarrja e kompanisë në këtë event të rëndësishëm realizohet me mbështetjen e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilat përmes programeve të tyre mbështetëse kanë mbuluar një pjesë të shpenzimeve për pjesëmarrjen e kompanive kosovare në panaire ndërkombëtare, me qëllim promovimin e produkteve dhe industrisë vendore në tregjet ndërkombëtare, përcjell Energy Monitor.

Vizitorët dhe partnerët e interesuar mund ta vizitojnë kompaninë në sallën 9, shtandi C92.

Gjatë panairit, ElektroStublla do të prezantojë prodhimet dhe zgjidhjet e saj për sektorin elektroenergjetik dhe industrial, duke përfshirë komponentë dhe sisteme të përdorura në infrastrukturën elektrike dhe projektet energjetike.

Pjesëmarrja në Light + Building Frankfurt paraqet një mundësi të rëndësishme për prezantimin e produkteve të ElektroStublla në tregun ndërkombëtar, krijimin e partneriteteve të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit me kompani dhe investitorë nga Evropa dhe më gjerë, njofton Energy Monitor.

ElektroStublla është një kompani me përvojë shumëvjeçare në sektorin elektroenergjetik dhe industrial, e fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve moderne dhe konkurruese për tregun vendor dhe ndërkombëtar.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com