Teherani paralajmëron kundërpërgjigje ndaj infrastrukturës energjetike të rajonit pas goditjeve ndaj objekteve iraniane.
Irani kërcënoi të dielën se mund të godasë infrastrukturën e naftës në rajon nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj veprave energjetike të vendit.
Paralajmërimi erdhi nga shtabi ushtarak Khatam al-Anbiya, i lidhur me Gardën Revolucionare. Në deklaratë thuhet se nëse sulmet vazhdojnë, masa të ngjashme mund të ndërmerren ndaj objekteve energjetike në rajon.
Autoritetet iraniane paralajmëruan gjithashtu se përshkallëzimi i konfliktit mund të çojë çmimin e naftës mbi 200 dollarë për fuçi.
“Nëse mund ta toleroni një çmim të naftës mbi 200 dollarë për fuçi, atëherë vazhdoni këtë lojë”, tha zëdhënësi i komandës ushtarake qendrore iraniane, Ebrahim Zolfaghari



