Specialist/e për Furnizim të Konsumatorëve (2)
Lokacioni: Prishtinë
Departamenti: Departamenti për Tregtim dhe Shitje
Data e skadimit: 26-03-2026
Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti për Tregtim dhe Shitje më datë 09-03-2026 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Menaxhon dhe mirëmban marrëdhëniet me konsumatorët e energjisë elektrike, si në tregun e rregulluar ashtu edhe në tregun e hapur.
- Analizon të dhënat e konsumit të energjisë elektrike dhe përgatit raporte për planifikimin dhe nevojat e furnizimit të konsumatorëve.
- Merr pjesë në përgatitjen e ofertave, kontratave dhe dokumentacionit për furnizim me energji elektrike për kategori të ndryshme të konsumatorëve.
- Koordinon aktivitetet operative që lidhen me furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike, duke siguruar realizimin e tyre në përputhje me planet operative dhe procedurat në fuqi.
- Monitoron konsumet dhe devijimet e konsumatorëve dhe propozon masa për optimizimin dhe menaxhimin efikas të furnizimit me energji.
- Përgatit dhe publikon shpallje për tenderë për shitje apo blerje të energjisë elektrike, si dhe harton raportet dhe njoftimet përkatëse për rezultatet.
- Monitoron zhvillimet në bursat dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike dhe analizon lëvizjet dhe trendet e çmimeve.
- Grumbullon, përpunon dhe raporton të dhëna ditore dhe mujore mbi çmimet dhe zhvillimet në tregun e energjisë elektrike.
- Koordinon aktivitetet me departamentet relevante dhe me operatorët e tregut të energjisë për realizimin e proceseve të furnizimit dhe tregtimit.
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin, raportimet dhe faturimet që lidhen me furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.
- Merr pjesë në komisione dhe grupe pune që lidhen me realizimin e planeve të furnizimit dhe objektivave strategjike të departamentit.
- Ndjek dhe zbaton rregulloret, politikat dhe procedurat që lidhen me furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.
- Punon në përputhje me objektivat e performancës dhe kontribuon në arritjen e rezultateve të ekipit.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Kualifikim Universitar, Fakulteti i Inxhinierise Elektrike; Fakulteti Ekonomik
- Përvoje pune 1 vit përvojë pune në analiza, financa, energji, tregti apo fusha të ngjashme
- Të kuptoj, shkruaj dhe flas gjuhët: Shqipe dhe Angleze
- MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës
- Njohuri të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe rregulloreve relevante
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese;
- Aftësi për punë ekipore dhe i/e hapur për bashkëpunim;
- Aftësi për të gjeneruar zgjidhje të efektshme dhe pragmatike të situatave të reja dhe problemeve që paraqiten.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

