Home / Lajme / Kosova / Ministria për Familje: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rrymë për dhjetor e janar mund t’i marrin ato nga nesër

Ministria për Familje: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rrymë për dhjetor e janar mund t’i marrin ato nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se nga nesër, qytetarët që nuk i kanë pranuar subvencionet për energjinë elektrike për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund t’i marrin ato përmes faturave të tyre të energjisë.

Sipas njoftimit, përfitues janë të gjithë qytetarët që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme. Subvencionet do të reflektohen drejtpërdrejt në faturat mujore, duke lehtësuar procesin për përfituesit, njofton Energy Monitor.

Ky program synon të mbështesë familjet më në nevojë, duke u ofruar ndihmë konkrete për përballimin e kostove të energjisë elektrike. Përmes këtij mekanizmi, institucionet synojnë të zbusin barrën financiare për kategoritë e cenueshme dhe të sigurojnë qasje më të përballueshme në energji.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që plotësojnë kriteret të verifikojnë faturat e tyre nga dita e nesërme për të parë nëse subvencionet janë reflektuar.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com