Visar Azemi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka kërkuar para Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të ndalohet dalja e punëtorëve të KEDS-it në teren, të cilët po i largojnë njehsorët elektrik që po e masin keq energjinë elektrike.
Sipas tij, kjo është vepër vepër penale.
“Punëtorët e KEDS-it kanë dalur në teren të mobilizuar për t’i larguar njehsorët elektrik, ato të cilat po e masin keq energjinë. Kërkojmë nga ZRRE të ndalohet menjëherë intervenimi nëpër njehsorët elektrik. Sepse kësisoj po fshihen provat. Fshirja e provave është vepër penale”, deklaroi Azemi para mediave.
Ndryshe, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, pas një hulumtimi për energjinë elektrike në Prishtinë dhe Ferizaj pati thënë se 87 përqind e njehsorëve elektrik nuk përkojnë me kohën reale dhe me të shtrenjtën.
Në një konferencë për media, Azemi tha se qytetarët e Kosovës janë mashtruar nga ZRRE-ja për konsum të energjisë në mbrëmje, kinse kursehet energji dhe para.
Prentedimeve të Azemit i është përgjigj Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) përmes një komunikate, ku ka thënë se matësit e energjisë elektrike janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare.
Në një komunikim tjetër për mediat, KEDS ka theksuar se të gjithë matësit e energjisë elektrike (njehsorët) kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare në momentin e instalimit të tyre, duke siguruar funksionim me saktësi maksimale.
Megjithatë, sipas tyre ka raste që mund të ndodhin devijime teknike, por se pretendon se ekipet merren me çdo ankesë që u shkon.



