Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) ka njoftuar se furnizimi me energji elektrike është rikthyer në zonat e prekura pas një shembjeje të konsiderueshme të dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.
Sipas KOSTT, rikthimi i energjisë është arritur përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet vazhdojnë punën për të garantuar sigurinë e furnizimit për nënstacionin NS Prishtina 6, njofton Energy Monitor.
Kompania thekson se dëmet nga shembja e dheut kërkuan masa sigurie, dhe punimet fillestare u zhvilluan në mënyrë të kontrolluar, në përputhje me standardet dhe kërkesat përkatëse.
KOSTT falënderoi qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe theksoi përkushtimin e ekipeve të saj në terren, të cilat punuan intensivisht për rikthimin e furnizimit elektrik.



