Home / Lajme / Kosova / Hoxha në 10-vjetorin e AWESK: Gratë në qendër të tranzicionit energjetik në Kosovë

Hoxha në 10-vjetorin e AWESK: Gratë në qendër të tranzicionit energjetik në Kosovë

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë (AWESK) ka shënuar 10-vjetorin e themelimit, duke vënë në pah kontributin e grave në zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë dhe promovimin e barazisë gjinore.

Gjatë aktivitetit, u theksua se roli i grave në këtë sektor ka ardhur duke u rritur ndër vite, falë angazhimit profesional dhe përfshirjes së tyre në projekte kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm. AWESK u vlerësua si një aktore e rëndësishme në fuqizimin e grave dhe në avancimin e politikave për barazi gjinore në energji.

Në kuadër të panelit “Gratë formësojnë tranzicionin energjetik të Kosovës”, Drejtoresha Menaxhuese e Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Njomza Hoxha, theksoi se përveç ndikimit në uljen e konsumit të energjisë dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, institucioni që ajo drejton ka integruar në mënyrë të qëndrueshme edhe dimensionin social dhe gjinor në programet e tij, përcjell Energy Monitor.

Ajo shtoi se projektet e realizuara nga Fondi reflektojnë kontributin e drejtpërdrejtë të grave dhe vajzave që janë pjesë e institucionit, duke nënvizuar se përfshirja e tyre është thelbësore për suksesin e projekteve në fushën e efiçiencës së energjisë.

Sipas saj, një nga synimet kryesore mbetet që këto suksese të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja, duke dërguar mesazhin se profesionet në energji dhe inxhinieri nuk janë të kufizuara nga gjinia.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com