Ka nisur zyrtarisht projekti për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në termocentralin Kosova B, një investim që synon të reduktojë ndotjen dhe të përmirësojë cilësinë e ujit në lumin Sitnica.
Projekti financohet nga European Union in Kosovo dhe zbatohet nga UNOPS Kosovo. Në fazën fillestare do të përfshihet hartimi i projektit, përpara se të kalohet në ndërtimin e plotë të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në TC Kosova B, i cili do të ndalojë derdhjen e mbetjeve të dëmshme nga termocentrali në lumin Sitnicë.
Qëllimi kryesor është ndalimi i derdhjes së mbetjeve të dëmshme nga termocentrali në lumin Sitnica, duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e shëndetit publik, njofton Energy Monitor.
Shefi i Bashkëpunimit në European Union in Kosovo, Hubert Perr, theksoi se ky investim do të mbështesë zhvillimin e gjelbër dhe përmirësimin e menaxhimit të ujërave të zeza, duke ndihmuar Kosovën të përmbushë standardet mjedisore të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, shefja e zyrës së UNOPS Kosovo, Sabine Kania, u shpreh se projekti është një hap konkret drejt sigurimit të një mjedisi më të shëndetshëm për komunitetet përgjatë lumit Sitnica.
Ceremonia e nisjes së projektit mblodhi përfaqësues të institucioneve kryesore, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në adresimin e sfidave mjedisore, përcjell Energy Monitor.
Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës mjedisore dhe reduktimit të ndikimit të sektorit energjetik në burimet ujore në Kosovë.



