Home / Lajme / Energjia e ripërtëritshme / Diskutohet draft-rregullorja për Bashkësitë e Energjisë, përfshihen komunat e Rajonit të Prishtinës

Diskutohet draft-rregullorja për Bashkësitë e Energjisë, përfshihen komunat e Rajonit të Prishtinës

Në kuadër të procesit të informimit dhe konsultimit publik për Draft Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme, më 1 prill është mbajtur një takim me përfaqësues të komunave të Rajonit të Prishtinës, si dhe me aktorë të tjerë relevantë nga sektori i energjisë.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Drenasit dhe Graçanicës, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, sektorit privat, bizneseve dhe investitorëve lokalë, përfshirë kompani që operojnë në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës së energjisë.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit EECSOK, i mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ku Fondi për Zhvillim të Komunitetit (Community Development Fund) po mbështet ZRRE-në në hartimin dhe finalizimin e kësaj rregulloreje.

Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një kornize të qartë rregullative për funksionimin e bashkësive të energjisë, si dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive të komuniteteve në tranzicionin energjetik në Kosovë.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të konsumatorëve dhe komuniteteve lokale për të prodhuar, menaxhuar dhe konsumuar energji nga burime të ripërtërishme.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com