Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të nisë hetimet për parregullsitë e dyshuara në njehsorët e energjisë elektrike të KEDS-it.
Sipas komunikatës zyrtare, ekziston dyshimi se këta njehësorë nuk masin saktë konsumin e energjisë elektrike të përdoruesve, njofton Energy Monitor.
Prokuroria njofton se dyshohet se mund të jetë kryer vepra penale e “Mashtrimit”, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Si pjesë e hetimeve, veprime mund të ndërmerren edhe ndaj zyrtarëve të KEDS-it për të siguruar dhe mbledhur provat e nevojshme lidhur me këtë rast.
Institucioni thekson se mbetet i përkushtuar për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke vijuar hetimet në mënyrë të pavarur dhe transparente.



