Kjo masë synon të mbrojë stabilitetin e rrjeteve dhe të ndihmojë rajonin përpara integrimit të plotë në tregun e BE-së.
Anëtarët e Komisionit për Mjedisin në Parlamentin Evropian kanë votuar në favor të ndryshimit që lehtëson zbatimin e Mekanizmit të Rregullimit Kufitar të Karbonit (CBAM) për importet e energjisë elektrike që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportimeve të plaftormës Euractiv, propozimi i ligjvënësve evropianë synon të kursejë nga kjo tarifë edhe eksportet e energjisë që vijnë nga Ukraina dhe Moldavia.
CBAM është taksë e vendosur nga Bashkimi Evropian për të penalizuar mallrat që importohen nga vendet jashtë BE-së, nëse prodhohen përmes djegies së qymyrit.
Deri në vitin 2025, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të eksportonin energji në BE pa paguar asgjë për emetimet e karbonit që lironin termocentralet e tyre të vjetra.
Për shkak të koeficientit të lartë të emetimeve (0.984) në tremujorin e parë të vitit 2026, çdo megavat-orë (MWh) nga Kosova në BE taksohej prej 74.15 euro.



