Home / Lajme / Tjera / Batllava dhe Badoci nën nivelin maksimal, KRU “Prishtina” kërkon kursim të ujit

Batllava dhe Badoci nën nivelin maksimal, KRU “Prishtina” kërkon kursim të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të dy liqeneve kryesore që furnizojnë me ujë të pijshëm një pjesë të madhe të konsumatorëve në rajonin e Prishtinës.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra ujë për të arritur nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa Liqenit të Badocit i mungojnë 1.90 metra.

KRU “Prishtina” ka apeluar te qytetarët që të përdorin ujin me kujdes dhe të kontribuojnë në ruajtjen e burimeve ujore, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur rritet konsumi, përcjell Energy Monitor.

“T’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!”, ka bërë thirrje kompania përmes njoftimit të saj.

Batllava dhe Badoci janë ndër burimet kryesore sipërfaqësore të ujit për sistemin e furnizimit të kryeqytetit dhe gjendja e tyre monitorohet vazhdimisht nga operatori rajonal i ujësjellësit.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com