Home / Lajme / Kosova / Shala: Moslidhja me rrjetin e gazit amerikan i kushton shtrenjtë Kosovës

Shala: Moslidhja me rrjetin e gazit amerikan i kushton shtrenjtë Kosovës

Ferat Shala, ka deklaruar se mosrealizimi i projektit të gazit natyror dhe moslidhja e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit mund t’i kushtojnë vendit qindra miliona euro.

Duke iu referuar një studimi të financuar nga MCC dhe institucionet amerikane, Shala tha se investimi në infrastrukturën e gazit mund t’i sjellë Kosovës përfitime neto deri në 600 milionë euro, duke rritur sigurinë energjetike, ulur importet e energjisë dhe diversifikuar burimet e furnizimit.

Ai theksoi se gazi natyror duhet të shihet si një zgjidhje tranzitore drejt një sistemi energjetik më të qëndrueshëm.

“Moszhvillimi i projektit të gazit natyror dhe moslidhja e Kosovës me rrjetin rajonal të gazit mund t’i kushtojnë vendit qindra miliona euro, duke e mbajtur ekonominë të varur nga linjiti dhe nga importet e kushtueshme të energjisë elektrike”.

“Sipas studimit të financuar nga institucionet amerikane dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), investimi në infrastrukturën e gazit natyror mund t’i sjellë Kosovës përfitime neto deri në 600 milionë euro, me një normë kthimi ekonomike prej rreth 27%”, shtoi Shala për GazetaBlic.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com