Home / Lajme / Ndërkombëtare / Kina në alarm për shkak të valës së të nxehtit, rrezikohet furnizimi me energji elektrike

Kina në alarm për shkak të valës së të nxehtit, rrezikohet furnizimi me energji elektrike

Kina paralajmëroi të mërkurën për rrezikun e ndërprerjeve të furnizimit me energji elektrike, për shkak të një vale të të nxehtit rekord që ka përfshirë pjesë të mëdha të vendit. Temperaturat ekstreme kanë rritur ndjeshëm kërkesën për energji elektrike, pasi qytetarët përpiqen të qëndrojnë të freskët.

Autoritetet kanë bërë thirrje të veçanta për kujdes ndaj të moshuarve, duke i paralajmëruar për rrezikun e goditjes nga nxehtësia.

Zyrtarët e energjisë thanë se konsumi kombëtar tejkaloi 1.5 miliardë kilovat për herë të parë javën e kaluar, duke shënuar rekordin e tretë të ri për këtë muaj. Kjo situatë e pazakontë detyroi autoritetet kineze të lëshojnë alarmin e parë kombëtar për rreziqet shëndetësore të lidhura me temperaturat ekstreme.
Ekspertët paralajmërojnë se një kombinim i ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit të shpejtë mund të përkeqësojë më tej situata të tilla.

Furnizimi me energji është kthyer në një sfidë kombëtare, teksa qeveria po shqyrton masa të jashtëzakonshme për të mbajtur rrjetin funksional.