Home / Lajme / Rrjeti elektrik / Gjashtë stacione pompash jashtë funksionit në Gjakovë për shkak të ndërprerjes së energjisë

Gjashtë stacione pompash jashtë funksionit në Gjakovë për shkak të ndërprerjes së energjisë

Ndërprerjet e energjisë elektrike dje në Gjakovë shkaktuan probleme edhe në furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e disa zonave.

KRU “Gjakova” ka njoftuar se dje gjashtë stacione pompash kanë qenë jashtë funksionit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, ndërprerja e energjisë ka zgjatur nga ora 09:00 deri në 15:30, duke prekur stacionet e pompave në Polluzhë, Pastaselë, Vrajak, Bratotin, Hereq dhe Novosellë.

Për këtë arsye, KRU “Gjakova” kishte paralajmëruar mundësi për ndërprerje ose reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat që furnizohen nga këto stacione.

Kompania u kishte bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com