Home / Vende pune / KEK: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm

KEK: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm

Titulli i pozitës: Zyrtar i Auditimit të Brendshëm

  • Mandati: Katër (4) vite
  • Koeficienti-paga: 2500.00 Euro (bruto)
  • Vendi i punës: Korporata Energjetike e Kosovës (Prishtine)

Kërkesat

  • Të ketë diplomë universitare në lëmin ekonomi, administratë publike, financa publike, inxhinierisë apo juridik.
  • Kandidati duhet të ketë certifikatë të Auditorit të Brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për Auditor të Brendshëm në sektorin publik/privat nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apо vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave.
  • Të ketë certifikatë të nivelit Kontabilist i Çertifikuar nga shoqatat profesionale të licencuara sipas ligjeve përkatëse.
  • Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë punë profesionale, në nivel të lartë menaxherial.
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 21 paragrafi 4, lidhur me nenit 17.1, (ii) i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (j), (k) dhe (1), (iii) nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të kompanisë gjegjëse dhe (iv) kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë, kërkesa këto sipas Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin për Ndërmarrjet Publike nr. 04/L-111 (referuar nenit 13 të këtij ligji).
  • Të posedoj njohuri të punës me kompjuter.
  • Të ketë aftësi për të interpretuar dhe zbatuar Standardet Ndërkombëtare për Raportim Financiar.
  • Të posedojë aftësi për kryerjen e një game të gjerë të aktiviteteve, përfshirë këtu vlerësimet e sistemit të kontrollit të brendshëm, analizën e informacioneve financiare dhe jo-financiare, kontrollimin e aktiviteteve operacionale, zbulimin e gabimeve të mundshme brenda entitetit dhe gjithashtu ofrimin e sugjerimeve të nevojshme për përmirësime.
  • Të ketë pavarësi dhe niveli të lartë të integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë.
  • Të ketë integritet profesional për te kryer një vlerësim te pavarur te efikasitetit te politikave, procedurave dhe standardeve përmes të cilave bëhet menaxhimi i resurseve financiare, fizike dhe informative.
  • Të ketë aftësi në të shkruar dhe komunikim.

Mënyrat e aplikimit

  • Aplikimet duhet të dërgohen me e-mailnë:kek.ka@kek-energy.com, duke e vendosur titullin në subjekt: Aplikim për pozitën Zyrtar i Auditimit të Brendshëm.

Informata të detajuara për aplikim

Afati i fundit për aplikim:

  • 25.08.2025 ora 16:00