Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se Bashkimi Europian do të rrisë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara duke blerë produkte energjetike amerikane.
“Ne do të zëvendësojmë gazin dhe naftën ruse me blerje të konsiderueshme të LNG-së amerikane, naftës dhe karburanteve bërthamore,” tha Presidentja e Komisionit Europian, raporton BBC.
“Marrëveshja e sotme ofron siguri në kohë të pasigurta, duke siguruar stabilitet dhe parashikueshmëri për qytetarët dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut.”Kjo është një marrëveshje mes dy ekonomive më të mëdha të botës”, tha ajo.
Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një kuadër për një marrëveshje tregtare pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Turnberry, Skoci, raporton CNN.
SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore, BE do të blejë gaz dhe energji në vlerë prej 750 miliardë dollarësh nga SHBA-të