Home / Lajme / Energjia e ripërtëritshme / Shembull i mirë: Restaurant Nori në Suharekë kalon në energji diellore

Shembull i mirë: Restaurant Nori në Suharekë kalon në energji diellore

Një tjetër shembull pozitiv i tranzicionit drejt energjisë së pastër vjen nga qyteti i Suharekës. Restaurant Nori, i njohur për ambientin mikpritës dhe ushqimin e shijshëm, ka përfunduar me sukses instalimin e një sistemi fotovoltaik dhe tashmë furnizohet nga energjia diellore.

Ky projekt u realizua nga kompania Muqa Solar, e cila instaloi sistemin solar me qëllim të uljes së varësisë nga burimet tradicionale të energjisë dhe rritjes së efikasitetit energjetik të biznesit. Përmes këtij investimi, Restaurant Nori jo vetëm që kursen në faturat e energjisë, por kontribuon edhe në mbrojtjen e mjedisit duke reduktuar emetimet e karbonit.

Vendosur në një nga lokacionet më tërheqëse të Suharekës, restoranti tani është edhe një shembull i ndërgjegjësimit mjedisor dhe i zgjidhjeve të qëndrueshme që bizneset lokale mund të ndjekin në funksionimin e përditshëm.

Për më tepër, me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset që prodhojnë energji të gjelbër kanë tani mundësi jo vetëm të vetëfurnizohen, por edhe të shesin tepricën e prodhimit në tregun e hapur. Kjo e bën investimin në panele diellore edhe më të leverdishëm, sidomos në kushtet aktuale të çmimeve të larta të energjisë në treg. Restaurant Nori tashmë përfiton nga kjo mundësi, duke e kthyer diellin në një aleat të qëndrueshëm ekonomik.

“Le të paguaj Dielli për ju” – është slogani që tashmë merr kuptim të plotë në rastin e Restaurant Nori.