Home / Lajme / Ndërkombëtare / Ministrat francezë: Marrëveshja tregtare BE-SHBA ka përparësi, por është e pabalancuar

Ministrat francezë: Marrëveshja tregtare BE-SHBA ka përparësi, por është e pabalancuar

Ministrat e qeverisë franceze thanë se marrëveshja tregtare kornizë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian kishte disa përparësi, ku përfshihen përjashtimet për disa sektorë kyç të biznesit francez, siç janë pijet alkoolike, por megjithatë ajo ishte e pabalancuar.

“Marrëveshja tregtare e negociuar nga KE-ja dhe SHBA-ja do të sjellë stabilitet të përkohshëm për aktorët ekonomikë të kërcënuar nga përshkallëzimi i tarifave amerikane, por ajo është e pabalancuar”,- shkroi në “X” ministri francez i Çështjeve Europiane, Benjamin Haddad.

SHBA dhe BE arrijnë marrëveshje për tarifat doganore, BE do të blejë gaz dhe energji në vlerë prej 750 miliardë dollarësh nga SHBA-të

Ky qëndrim u mbështet edhe nga ministri i Industrisë, Marc Ferracci, i cili tha se do të nevojiteshin më shumë bisedime, të cilat mund të zgjasin me javë ose muaj, përpara se marrëveshja të përfundohej zyrtarisht. Sipas tij, duhej bërë më shumë në lidhje me ribalancimin e marrëdhënieve tregtare mes BE-së dhe SHBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi marrëveshjen me BE-në, e cila parashikon tarifa prej 15% për shumicën e mallrave që hyjnë në SHBA nga Europa dhe kërkon që blloku të bëjë investime të mëdha në produktet energjetike amerikane, duke shmangur luftën tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Von der Leyen: ShBA do të zëvendësojnë Rusinë si furnizues të energjisë për Evropën