Home / Lajme / Tjera / Von der Leyen kërkon uljen e varësisë së Evropës nga nafta dhe gazi i importuar

Von der Leyen kërkon uljen e varësisë së Evropës nga nafta dhe gazi i importuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar ndryshimin e modelit të konsumit të energjisë në Evropë, duke zëvendësuar gradualisht lëndët djegëse fosile të importuara me energji elektrike të prodhuar brenda kontinentit.

Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, të premten, Von der Leyen paralajmëroi se varësia nga importet e energjisë i ka kushtuar Evropës 106 miliardë euro.

Sipas saj, mbështetja te nafta dhe gazi i importuar e ekspozon ekonominë evropiane ndaj krizave dhe zhvillimeve gjeopolitike jashtë kontrollit të saj.

Ajo tha se çmimi i gazit është rritur rreth 140 për qind që nga fundi i shkurtit, ndërsa çmimi i naftës dizel është dyfishuar. Këto rritje, sipas saj, tregojnë koston ekonomike të varësisë nga lëndët djegëse fosile.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com