Home / Lajme / Kosova / Gjykata Komerciale pezulloi vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, Fejzullahu thotë se do të ankohet

Gjykata Komerciale pezulloi vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, Fejzullahu thotë se do të ankohet

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar dje vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili ka të bëjë me daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Lidhur me pezullimin e vendimit, është deklaruar kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se lidhur me këtë vendim do ta parashtrojnë ankesë.

“Vendimi nuk është shfuqizim. Pra nuk është i ekzekutueshëm menjëherë. Është aktgjykim që kemi të drejtë ankese edhe 15 ditë”- tha Fejzullahu për Kallxo.com.

Pas padisë së kompanisë “Proex”, Gjykata Komerciale vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE më 12.03.2025, përmes të cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë.