Titulli i pozitës: Zyrtar/e për kontrata (1)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Përgatit draft-kontrata për tender sipas kërkesave dhe specifikimit teknik.
- Përgatit kontratat përfundimtare sipas ofertës së fituesit.
- Përgatit amendamentet për kontrata.
- Përgatit marrëveshjet si memorandumet apo marrëveshjet e bashkëpunimit për kompaninë.
- Bashkëpunon ngushtë me Zyrën ligjore për përgatitjen e kontratave.
- Përcjell Sigurimin e ekzekutimit të kontratave dhe afatet e Sigurimit për kontratat e përgatitura.
- Përgatit dokumentacione për ndërprerjen e kontratës.
- Merr pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për çdo kontratë.
- Përgatit Njoftimin mbi nënshkrimin e kontratës për çdo kontratë që nënshkruhet.
- Përgatit raporte në baza javore apo mujore varësisht nga kërkesa e Udhëheqësit.
- Përgatit, skenon dhe arkivon në formë fizike dhe elektronike kontratat dhe sigurimet e ekzekutimit në arkivën e Prokurimit.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik;
- Njohuri Juridike dhe Ekonomike;
- Të kuptoj, shkruaj dhe flas gjuhët: Shqipe dhe Angleze. Preferohen edhe gjuhët Turke dhe Serbe;
- MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës;
- Njohuri të Ligjeve të Kosovës, specifikisht Ligjin e Prokurimit;
- Njohuri të Procedurave të Prokurimit, njohuri administrative dhe të përpilimit të kontratave;
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese;
- Aftësi për punë ekipore dhe i/e hapur për bashkëpunim;
- Aftësi për të gjeneruar zgjidhje të efektshme dhe pragmatike të situatave të reja dhe problemeve që paraqiten.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Afati i fundit për aplikim:
- 08.08.2025