Home / Lajme / Rajoni / Prizma: Kisha Ortodokse Maqedonase themelon kompani të re për energji të ripërtëritshme

Prizma: Kisha Ortodokse Maqedonase themelon kompani të re për energji të ripërtëritshme

Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit ka themeluar një kompani të re me emrin “Constantine Energy”, në bashkëpunim me kompaninë australiane “Pella Global Limited”. Kjo kompani do të fokusohet në prodhimin e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme.

Investimi fillestar për themelimin e kompanisë ka qenë 5,000 euro. Drejtori i saj është Nikollçe Jovanovski, një austriak me prejardhje maqedonase, i cili është gjithashtu një nga drejtuesit e kompanisë australiane. “Constantine Energy” është e angazhuar në projekte të minierave dhe energjisë së ripërtëritshme në të gjithë Evropën Juglindore.

Ky është hapi i dytë i Kishes Ortodokse Maqedonase në sektorin e energjisë. Në vitin 2020, ajo themeloi hidrocentralin Dragov Dol në Kërçovë, në bashkëpunim me tre individë dhe kompaninë “Industria e Mullirit dhe Pjekjes Zito Karaorman”.

Përveç aktiviteteve fetare, Kryepeshkopata zotëron edhe pronë të ndryshme si apartamente, hapësira biznesi, toka bujqësore dhe objekte turistike, disa prej të cilave i jep me qira dhe marrin të ardhura.