Home / Lajme / Kosova / Gjykata Komerciale vendos në favor të ZRRE’së, Rafuna: Pezullojeni, keni me i mbyll bizneset

Gjykata Komerciale vendos në favor të ZRRE’së, Rafuna: Pezullojeni, keni me i mbyll bizneset

Kryetari i Odës së Ekonomisë së Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reguar lidhur me vendimin e Gjykatës Komerciale e cila i dha të drejtë ZRrE’së për tregun e lirë të Energjisë. Rafuna  tha se ky vendim duhet të ndërpritet menjëherë, shkruan Gazeta Metro.

Në një intervistë për Metro Rafuna alarmon për gjendjen e bizneseve pas këtij vendimi për tregun e lirë ku thot se shumë biznese kanë me u mbyll.

Tutje shton se bizneset s’kanë me mund me i bë ballë konkurrencës me këto çmime, dhe se duhet të pritet moment më i volitshëm.

“Ky vendim ka me mbyll shumë biznese, ka me tkurr prodhimin tonë. Bizneset nuk kanë mundësi, pasi që kostoja operative ndikon drejtpërdrejtë në çmimin e produktit. Sidomos Start-up që janë t’parë kanë me u mbyll. Sidomos  prodhuesit kanë me tkurr prodhimin. Nuk kemi me mund me i bë ballë konkurrencës me këto çmime. Ky vendim duhet të pezullohet menjëherë, është dasht me u pezullua edhe më herët.  Shihni t dhënat e ASK’së dhe Doganës, importi është rrit 12 për qind ndërsa eksporti ka ra 1.5 për qind. Menjëherë me u anulu kjo dhe në dialog me bizneset me trajtua kur është momenti më i volitshëm për me dal n’ tregun e lirë, duhet me përgatit tregun”, tha Rafuna për Metro.

Sot shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale aprovoi ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke refuzuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për treg të lirë të energjisë elektrike.