Home / Vende pune / KEDS: Shofer/e i/e makinave të rënda (1) (SKADUAR)

KEDS: Shofer/e i/e makinave të rënda (1) (SKADUAR)

Titulli i pozitës: Shofer/e i/e makinave të rënda (1)

  • Lloji i pozitës: Full time
  • Data e skadimit: 15.08.2025
  • Lokacioni: Në të gjitha qytetet

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

– Zbaton dhe implementon planin e punës në baza ditore në mënyrë produktive dhe efektive;
– Sigurohet që operimi, mirëmbajta dhe riparimi i makinave, materialeve dhe paisjeve të jetë në pajtim me rregulloret e punës për shfrytëzim;
– Informohet vazhdimisht me kriteret e ngarkimit të makinave, peshat, dimensionet dhe respekton të gjitha rregullat me korrektësi;
– Përgjegjës për shfrytëzimin e sistemit të përcjelljes së makinës, sipas kushteve të shfrytëzimit;
– Implementon të gjitha instruksionet për operim me makina speciale të dhëna nga mbikëqyrësit për çdo lloj aktiviteti;
– Kujdeset dhe njofton mbikëqyrësin për dëmtimet e pajisjeve nga palët e treta apo në rast të rrezikut për shkak të çështjeve të ambientit;
– Kujdeset për çdo pengesë, duke përdorur kapacitetet teknike, në çështjet siç janë rreziqet dhe pengesat që shfaqen brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe të raportoj vazhdimisht;
– Ndjek rregulloret e KEDS dhe ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës. 

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkollë e mesme;
  • Minimum 2 vite eksperiencë pune relevante;
  • Të domosdoshme kategoritë C1E ose CE;
  • Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO