Home / Vende pune / KESCO: Analist/e (Prishtinë, Podujevë) (1)

KESCO: Analist/e (Prishtinë, Podujevë) (1)

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative më datë 10-09-2025 shpall konkurs pune:

Analist/e

Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative • Prishtinë ,Prishtinë

  • Full time
  • Numri pozitave: 1
  • Data e publikimit: 10-09-2025
  • Data e skadimit: 21-09-2025

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e kërkesave dhe ankesave të konsumatorëve, duke ofruar informacion dhe përkujdesje të duhur për secilin rast.
  • Regjistron të dhënat e ankesave, i përcjell ato tek personat përgjegjës dhe përgatit kontratat për shërbime, duke i evidentuar në sistemin përkatës.
  • Komunikon me konsumatorët nëpërmjet telefonit dhe e-mailit, duke ofruar përgjigje profesionale për çdo kërkesë.
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin si dhe përgatit raporte ditore dhe javore për kontratat, ankesat dhe vendimet e marra.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Përgatitja universitare drejtimi Elektroteknik, Ekonomik ose Juridik;
  • Preferohet 1 vit përvojë pune në fushë të ngjashme;
  • Të kuptoj, shkruaj dhe flasë gjuhën shqipe (preferohet gjuha angleze);
  • MS Office dhe programet tjera që mund të nevojiten gjatë punës;
  • Të ketë aftësi të mira të shkathtësive të buta.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO