Home / Lajme / Rajoni / Për shkak të thatësirave, Shqipëria blen mbi 72 mijë MWh energji elektrike për periudhën 15-21 shtator

Për shkak të thatësirave, Shqipëria blen mbi 72 mijë MWh energji elektrike për periudhën 15-21 shtator

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) i është drejtuar sërish tregut ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike, për shkak të ndikimeve të thatësirës që ka reduktuar ndjeshëm prodhimin e energjisë në hidrocentralet e vendit.

KESH ka realizuar blerjen e 72.236 megavat-orëve (MWh) energji elektrike për periudhën 15-21 shtator, për të përballuar kërkesën në rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas për shkak thatësirës së zgjatur.

KESH arriti ta blejë këtë sasi energjie në katër lote.

Në lotin e parë KESH bleu 50.400 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 114,84 euro/MWh.

Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 116,89 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 112,60 euro/MWH.

Në lotin e dytë, KESH bleu 8330 MWh me çmim të ponderuar 113,51 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 113,98 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 110,72 euro/MWh.

Në lotin e tretë, KESH bleu 10.500 MWh me çmim të ponderuar 108,50 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 111,90 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 101 euro/MWh.

Në lotin e katërt, KESH bleu 3000 MWh me çmim të ponderuar 162,20 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 164,95 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 161,41 euro/MWh.