Home / Lajme / Kosova / Kosova publikon udhëzimet paraprake për skemën e granteve në energji të pastër

Kosova publikon udhëzimet paraprake për skemën e granteve në energji të pastër

Ministria e Ekonomisë në Kosovë ka publikuar udhëzimet paraprake për skemën e re të granteve në fushën e energjisë së pastër, të destinuara për bizneset prodhuese dhe përpunuese.

Këto udhëzime synojnë t’u japin ndërmarrjeve kohë për t’u përgatitur me dokumentacionin dhe kriteret e nevojshme për aplikim, përpara se të hapen thirrjet zyrtare.

Përmes kësaj skeme, qeveria synon të mbështesë investime në energji solare fotovoltaike dhe termike, sisteme baterish për ruajtjen e energjisë, masa për rritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesa, si dhe pajisje që reduktojnë konsumin në linjat e prodhimit.

Sipas Ministrisë, kjo nismë do të ndihmojë bizneset të ulin kostot e energjisë, të përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe të kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër të vendit.

Udhëzuesit janë tashmë të qasshëm online në faqen e Ministrisë së Ekonomisë (link).