Home / Lajme / Kosova / Delegacion arkitektësh nga Kievi viziton Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Delegacion arkitektësh nga Kievi viziton Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Në zyrat e FKEE-së patëm kënaqësinë të mirëpresim një delegacion arkitektësh nga Kievi i Ukrainës: Iryna Miroshnykova, Maria Noschenko dhe Maksym Khodak. Ata u pritën nga drejtori i Departamentit të Operacioneve, Petrit Ahmeti, së bashku me stafin inxhinierik të këtij departamenti.

Qëllimi i takimit ishte të njiheshin më afër me aktivitetet dhe projektet që zbaton FKEE, si dhe të diskutoheshin mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm. Gjatë bisedës u trajtuan veçanërisht shkëmbimi i përvojave në fushën e efiçiencës së energjisë në ndërtesa dhe praktikat e rindërtimit pas krizave, duke u ndalur tek përvoja e Kosovës pas luftës.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve profesionale dhe shkëmbimit të dijes mes Kosovës dhe Ukrainës.