Home / Lajme / Mjedisi / Lansohet fushata kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje” për mbrojtjen e mjedisit

Lansohet fushata kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje” për mbrojtjen e mjedisit

Është lansuar fushata kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje”, e cila synon ngritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe fuqizimin e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit.

Ngjarja mblodhi mbi 130 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave mjedisore, institucioneve dhe bizneseve. Në fjalën e tij, Ambasadori i Suedisë në Kosovë theksoi rëndësinë e ndërtimit të një partneriteti të gjerë dhe afatgjatë në të gjitha nivelet e shoqërisë, për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm.

“Mbroje, Duaje, Mbaje” është një thirrje e hapur për qytetarët, institucionet dhe bizneset që kujdesi për mjedisin të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

Fushata zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mjedisin në Kosovë (EECSOK)”, i implementuar nga Community Development Fund (CDF) dhe i mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.