Spanja pritet të jetë vendi që kufizon më së shumti prodhimin e energjisë elektrike nga dielli në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të fundit, 9.2 për qind e energjisë që mund të prodhohej nga kapacitetet fotovoltaike në këtë shtet do të mbetet e papërdorur për shkak të kufizimeve të rrjetit elektrik.
Ky raport sinjalizon qartë problemet me mbingarkimin e rrjetit dhe mungesën e fleksibilitetit të tij, veçanërisht në rajonet ku numër të madh të prodhuesve të pavarur të energjisë elektrike nga burimet e diellit.
Pas Spanjës, Franca renditet e dyta me një nivel kufizimi prej 8 për qind, pasuar nga Polonia, e cila zë vendin e tretë në listë, si rezultat i rritjes së shpejtë të kapaciteteve fotovoltaike të prodhimit, shoqëruar me investime të pa-mjaftueshme në infrastrukturën e rrjetit.
Rritja e kufizimeve tregon për domosdoshmërinë e investimeve në ruajtjen e energjisë, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit, si dhe krijimin e tregjeve më fleksibile të energjisë, që mund të përballojnë rritjen e vazhdueshme të burimeve të ripërtëritshme.
Kufizimet (curtailment): Kur panelet diellore dalen edle pse ka duell
Kufizimi (curtailment) në energjinë diellore është ndalimi i detyruar i prodhimit të energjisë elektrike, edhe kur panelet mund të prodhojnë në maksimum.
Kjo ndodh zakonisht kur rrjeti elektrik është i ngarkuar dhe nuk mund të përballojë gjithë sasinë e energjisë që vjen, ose sepse nuk ka konsumues në atë moment dhe mungojnë sistemet për ruajtjen e energjisë.
Në shumë raste, rrjeti nuk është projektuar për të përballuar prodhim të shpërndarë nga burime të pavarura si panelet diellore, prandaj detyrohet të ndalojë një pjesë të prodhimit për të mbajtur stabilitetin.
Ky kufizim matet përmes raportit mes energjisë së refuzuar dhe potencialit të plotë që mund të ishte prodhuar.
Thënë thjesht: curtailment-i është si të kesh ujë me bollëk, por të mos kesh bidon për ta ruajtur, dhe as lavaman për ta përdorur – thjesht duhet ta derdhësh.