Home / Lajme / Rajoni / “Brenda mandatit shpallim sovranitetin energjetik”- Rama: Nuk do jemi më të varur nga importi, as nga luhatjet e krizave

“Brenda mandatit shpallim sovranitetin energjetik”- Rama: Nuk do jemi më të varur nga importi, as nga luhatjet e krizave

Kryeministri Edi Rama tha se brenda mandatit Shqipëria do të shpallë sovranitetin energjetike, duke theksuar se nuk do të ketë më nevojë për import të energjisë apo as nuk do të varet nga luhatjet e krizave.

“Objektivi më i madh strategjik i yni është ta kthejmë Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike. Diçka që në dorën tonë, pasi është çështje e pak vitesh brenda këtij mandati të 4 që ne të shpallim sovranitetin energjetik që të mos jemi të varur nga importi i energjisë, apo nga luhatjet katastrofike që sjellin  krizat që nuk kanë të bëjnë me ne”, tha Rama.

Rama solli në vëmendje edhe uljen e energjisë elektrike me 10 %: ” Për të gjithë ata që e konsumojnë dhe paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte një lajm pozitiv edhe pse si të gjithë lajmet pozitive në këtë vend madje në çdo vend pati nga ata që e përqeshen fort, por kjo përqeshje nuk i hoqi asgjë faktit që ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%”.

Po ashtu, kryeministri tha se do te kete rritje page edhe per punonjesit e OSHEE, elektricistet dhe inxhinieret.

“Burimet njerëzore të OSHEE nuk përfshihen drejtpërdrejt në buxhetin për rritjen e pagave, dua ta theksoj sot që në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë indeksim të pagave me 6.1%,  për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë rritje page me 7500 leke të reja në muaj. Dhe për inxhinierët elektrik do të ketë rritje page me 12 500 lekë të reja në muaj”, tha kreu i qeverise.