Home / Lajme / Rrjeti elektrik / Telashet në Studime, shtyllat ranë një pas një – 20 orë pa rrymë

Telashet në Studime, shtyllat ranë një pas një – 20 orë pa rrymë

Stuhi nuk pati, por shtyllat elektrike ranë për tokë. Ato u rrëzuan pasditen e së premtes, si shkak i vjetërsisë, dhe e lanë pa rrymë për më shumë se 20 orë banorët e Studimes së Epërme të Vushtrrisë.

Problem me ngrohje nuk pati, por banori, puna i mbeti në gjysmë.

Dikur kah mesdita e së shtunës, derisa Klan Kosova ishte në terren, dolën edhe ekipet e KEDS-it, të cilët nisën punën për ndërrimin e shtyllave që u rrëzuan.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe pas këtij intervenimi energjia elektrike u rikthye.

Veçse banorët po kërkojnë zgjidhje afatgjate, duke ndërhyrë në krejt rrjetin elektrik.

Këta duan që nëpër fshat shtyllat prej druri të zëvendësohen me ato prej betoni.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com