Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shpallur ri-tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), për të garantuar që konsumatorët e energjisë elektrike të mbeten të furnizuar edhe në rast falimenti ose tërheqjes nga tregu i një furnizuesi me pakicë.
Furnizimi i garantuar është një shërbim i kufizuar, i cili ofrohet kur një konsumator i parregulluar nuk ka ripërtërirë kontratën e tij ose nuk ka lidhur një kontratë të re. Sipas ligjit, shërbimi i FMF-së mund të zgjasë maksimalisht 60 ditë, dhe çmimet përcaktohen në përputhje me rregullat dhe metodologjinë e ZRRE-së.
Afati për dorëzimin e ofertave për këtë procedurë është deri më 17 dhjetor 2025, ora 14:00. Hapja publike e tenderit do të bëhet më 17 dhjetor 2025, ora 14:30, në zyrat e ZRRE-së në Rrugën Bekim Fehmiu (ish-ndërtesa e Fazitës), kati 2, Prishtinë.
ZRRE nënvizon rëndësinë e këtij tenderi për sigurinë e furnizimit të qytetarëve dhe për funksionimin e qëndrueshëm të tregut të energjisë, duke ofruar një mekanizëm të menjëhershëm furnizimi në situata emergjente.
Klikoni për dosjen e tenderit per furnizuesin e mundësisë së fundit.



