Home / Lajme / Energjia e ripërtëritshme / Energjia e pastër kalon për herë të parë 40% të prodhimit botëror

Energjia e pastër kalon për herë të parë 40% të prodhimit botëror

Për herë të parë që nga viti 1940, burimet e energjisë që emetojnë pak karbon siguruan më shumë se 40% të të gjithë energjisë elektrike të prodhuar në gjithë botën në vitin 2024, sipas Ember.

Pjesa më e madhe e energjisë së pastër u sigurua nga burimet e diellit dhe të erës, të cilat së bashku të sigurojnë rreth 15% të gjithë prodhimit. Hidrocentralet kontribuuan me 14.3%, ndërsa energjia bërthamoret me 9%.

Në krahasim me vitin 2023, energjia  nga burimet me pak emetime karboni u rrit me 927 TWh në vitin 2024. Ky moment përfaqëson një kthesë historike drejt një sistemi global energjie më të qëndrueshëm.

Ky progres vjen në një kohë kur kërkesa globale për energji vazhdon të rritet, duke e bërë arritjen edhe më të rëndësishme për qëndrueshmërinë klimatike.