Home / Lajme / Kosova / Ymeri thotë se ka ra blloku A3, akuzon qeverinë për avari të vazhdueshme në prodhim

Ymeri thotë se ka ra blloku A3, akuzon qeverinë për avari të vazhdueshme në prodhim

Janina Ymeri, thotë se ka rënie të bllokut A4 në KEK, duke paralajmëruar për gjendje të rëndë në sektorin e energjisë.

Sipas Ymerit, që nga 1 janari janë shënuar dy rënie të blloqeve, pasi pak ditë më parë zero gjenerim ka pasur edhe blloku B1. Ajo e quan këtë situatë kolaps të sistemit energjetik.

Ajo ka kritikuar edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se fitorja e saj nënkupton vazhdimin e avarive në KEK dhe importin masiv të energjisë.