Home / Lajme / Rajoni / Zgjerimi i linjës 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përfundon në fund të vitit

Zgjerimi i linjës 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përfundon në fund të vitit

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perendimor është zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një projekt që po finalizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim, KfË.

Me një vlerë totale prej 67.5 milionë euro, ky projekt përfshin ndërtimin e dy segmenteve, Elbasan–Fier dhe Elbasan–Qafë Thanë, me një gjatësi prej 130 kilometrash.

“Linja e interkonjeksionit 400 kv që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, për të cilin, ky investim pritet të shtojë sigurinë në rrjet dhe të garantojë shkëmbim të energjisë me vendet e rajonit”, raporton gazetarja e Tv Klan, Valbona Lilaj.

“Jemi në faza duke u bërë edhe studimi i fizibilitetit për linjën Shqipëri-Greqi dhe ne arrijmë si shtet Shqiptar të lidhemi me linjë 400 kV me të gjithë fqinjët tanë”, shprehet Dorjan Sejamini, drejtor i projekteve të jashtme në OST.

Ky investim, i cili sjell përfitime të shumta për rajonin, pritet të kontribuojë në mënyrë të veçante edhe në zhvillimin e infrastrukturës moderne energjitike dhe krijimin e mundësive për zhvillim ekonomik.

“Transformatorët e fuqisë janë prodhuar dhe nga shtatori duhet të jenë të montuar. Nga ana e humbjeve, humbjet do të ulen”, shprehet Julian Angoni, menaxheri i projektit.

Sistemi energjetik i Shqipërisë, që varet nga burimet hidrike, kërkon një rrjet të përforcuar, veçanërisht për integrimin e burimeve të rinovueshme energjitike si dielli dhe era.

/Tv Klan