Home / Lajme / Kosova / Pesë minatorë të Trepçës mbetën të bllokuar në minierë për nëntë orë, shkak rryma

Pesë minatorë të Trepçës mbetën të bllokuar në minierë për nëntë orë, shkak rryma

Pesë minatorë të Trepçës mbetën të bllokuar në horizontet e minierës për nëntë orë pas problemeve me energjinë elektrike.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi. Ai tha se pesë pompistët janë shëndosh e mirë dhe kanë arritur të dalin nga miniera.

“Janë pesë pompistë kujdestarë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre të punës në minierë për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike. Ata kanë mbetur të bllokuar për nëntë orë. Janë shendosh e mirë dhe janë kthyer në shtëpi”, ka thënë Jonuzi.